Përfundon numërimi në Berat, kandidati i PS fiton me mbi 83% të votave

Politikë | 12 muaj më parë

Partia Socialiste ka shënuar një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet e pjesshme vendore, këtë herë në Bashkinë e Beratit.

Kandidati socialist ka marrë 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, duke lënë pas me diferencë të thellë kandidatin e mbështetur nga Partia Demokratike, Pavlo Shkarpa, i cili ka siguruar 2,607 vota ose 16.65%.

Rezultati konfirmon dominimin e PS-së në këtë bashki, duke reflektuar një mbështetje të gjerë nga elektorati vendas.

Krahas Beratit, më 9 nëntor u votua edhe në Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat, ku qytetarët zgjodhën kryebashkiakët e rinj. Në total, në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.

Procesi i numërimit ka përfunduar në edhe Vlorë, Cërrik dhe Tepelenë, ndërsa vijon në  Mat. Deri më tani, kandidatët e PS-së kryesojnë në të gjitha bashkitë ku është zhvilluar procesi.

Një risi në këto zgjedhje ishte aplikimi për herë të parë i numërimit me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot për modernizimin e procesit zgjedhor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme