Kryeministri Rama: Mjekët e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, shembull i shërbimeve mjekësore të avancuara

Aktualitet | 12 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjetin e tij social Facebook, duke u shprehur me mirënjohje për punën e mjekëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ai theksoi përpjekjet e mjekëve të këtij spitali, të cilët kanë aplikuar kirurgjinë më të avancuar koronare për të shpëtuar jetë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë shembull frymëzues nga mjekët tanë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, që prej kohësh aplikojnë kirurgjinë më të avancuar koronare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme