Ish-presidenti francez Sarkozy do të lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet para kohe nga burgu, tre javë pasi kreu një dënim pesëvjeçar për pjesëmarrje në një komplot kriminal.
Ai do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes së rreptë gjyqësore dhe do t’i ndalohet të largohet nga Franca.
Më 21 tetor, ish-presidenti i qendrës së djathtë, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg për komplot për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga diktatori i ndjerë libian Muamar Gadafi.
Avokatët e tij paraqitën menjëherë një kërkesë duke kërkuar lirimin e tij, në pritje të një gjyqi në apel marsin e ardhshëm.
Sarkozi, i cili gjithmonë ka mohuar çdo shkelje dhe ka deklaruar se “nuk do ta pranonte kurrë diçka që nuk e ka bërë”.
Sarkozi është ish-lideri i parë francez i vendosur pas hekurave që nga Lufta e Dytë Botërore.
Që kur hyri në burg, Sarkozi është mbajtur në një qeli në krahun e izolimit. Dy truproja janë vendosur në qelitë aty pranë.
Sarkozi ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012. Që kur u largua nga detyra. Sarkozi u bë lideri i parë francez, por edhe i pari i një vendi të BE-së që vuajti dënimin me burg.
Ai mbajti postin e presidentit nga viti 2007 deri në vitin 2012.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




