Prokuroria e Kosovës merr nën hetim ministren e Tregtisë dhe dy zyrtarëve të tjerë për shpërdorim detyre

Kosovë | 12 muaj më parë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë nën hetim ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe dy zyrtarëve të tjerë, Irfan Lipoviva dhe Hafiz Gara, nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe zbulimin e fshehtësisë zyrtare.

Sipas prokurorisë, Lipoviva dhe Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt–mars 2022, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare për përfitim pasuror të personave të tjerë, duke shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 2,912,134.78 euro.

Ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në këtë ministri, Hafiz Gara, dyshohet gjithashtu se kanë shkelur ligjin duke zbuluar fshehtësinë zyrtare dhe duke keqpërdorur pozitat e tyre.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme