Calhanoglu shpallet “Lojtari më i mirë turk i vitit”

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, fitoi çmimin “Lojtari më i mirë turk i vitit” të organizuar nga Turkuvaz Media:
Mesfushori i Interit dhe kapiteni i ekipit kombëtar turk u vlerësua për performancat e tij të shkëlqyera, si në Serie A ashtu edhe për Turqinë.
“Do të thotë shumë për mua”, tha Calhanoglu nga skena gjatë ceremonisë. “Falënderoj të gjithë ata që më konsideruan të denjë për këtë vlerësim; është një nder i madh ta marr. Jemi në rrugën e duhur, qëllimi ynë është të kualifikohemi për në finalet e Kupës së Botës dhe po punojmë shumë drejt kësaj”, tha mes të tjerash mesfushori turk.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



