Joan Laporta mbi çështjen “Yamal”: Barça s’do polemika me Kombëtaren, por do që të ketë Lamine-n në dispozicion!

Spanjë | 12 muaj më parë

Në një ndërhyrje për një radio katalanase numri një i Barcelonës, Joahn Laporta, ka pranuar se klubi i tij në administrimin e çështjes “Yamal” ka bërë gjithçka sipas interesit të shoqërisë balugrana.

“Kur mjekët na komunikuan se çfarë kishin bërë ne raportuam gjithçka pranë Federatës. Kemi shumë respekt për qëndrimin e Kombëtares dhe nuk duam polemika. Ne duam që të kemi në dispozicion lojtarin. Kjo ndërhyrje do të ishte bërë gjithsesi dhe mjekët na kanë siguruar se nuk proceduan në këtë rrugë për faktin se Spanja ishte e kualifikuar”, tha Johan Laporta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme