Fshati Trush mes traditës, bujqësisë dhe sfidave – Fermerët e zonës mbajnë gjallë ekonominë me fermat familjare

Uncategorized | 12 muaj më parë

Fshati Trush në Bashkinë Shkodër, njihet për potencialin e tij të lartë bujqësor e mbi të gjitha për traditën e hershme në blegtori.

Shumica e banorëve zotërojnë ferma familjare dhe prodhojnë qumështin me cilësi, e siguri ushqimore siç i nevojitet përpunuesit dhe tregut.

Megjithatë, pavarësisht përkushtimit dhe traditës, sfidat mbeten të shumta, siç janë përmbytjet e herëpashershme.

Në fermën e Halil Xhuretës, krerët e lopëve numëroheshin me gishtërinjtë e dorës, ndërsa aktiviteti erdhi duke e zgjeruar.

“Përmbytjet na ka sjellë probleme. Jemi të pakënaqur tek çmimi i qumështit, sa vjen dhe ulet”, tha fermeri.

Produktet e tyre, sidomos qumështi, djathi dhe mishi, jo vetëm mbulojnë nevojat e familjeve, por shpesh shërbejnë edhe si mundësi për tregti në zonat përreth. Pavarësisht pengesave, ata nuk dorëzohen. Me duar të lodhura, por me shpresën për ditë më të mira, fermerët e Trushit vazhdojnë punën çdo ditë, duke mbajtur gjallë traditën e zonës.

Gazetar: M. Rakaj 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme