Dita e sotme me kthjellime dhe diell, temperaturat nuk ndryshojnë

Aktualitet | 12 muaj më parë

Ditën e sotme (13 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.

 Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. Temperaturat minimale regjistrohen në vlerën 2 gradë celcius, ndërsa ato maksimale 23 gradë celcius.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme