Asllani nuk e fsheh gëzimin: Ishte një finale, jemi shumë të lumtur

Autori i golit të fitores në Andorra, Kristjan Asllani ka treguar emocionet e përjetuara. “U gëzuan besoj të gjithë shqiptarët, të gjithë jemi të lumtur. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e parë nuk mundëm të depërtonim, kishim vështirësi”.
“Në pjesën e dytë krijuam më shumë hapësirë, e merituam fitoren. Jemi shumë të lumtur, e dinim se ishte një finale, e dimë se çdo të thotë kjo fitore për ne. Tani të shkojmë në Tiranë të festojmë, më pas të mendojmë për ndeshjen me Anglinë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




