Humbje e madhe për Vorën, sulmuesi do qëndrojë 5 muaj larg fushës së blertë

Abissnet Superiore | 12 muaj më parë

Vora humbet për 5 muaj sulmuesin Bernard Karrica. 24-vjeçari ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të qëndrojë larg fushës së blertë për një kohë të gjatë.

“Sulmuesi ynë Bernard Karrica i është nënshtruar me sukses operacionin në muskujt hamstring dhe pritet të mungojë rreth 5 muaj.

Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë stafin e Pihlajalinna Hospital Turku – Finlandë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë procesit.

Klubi dhe bashkëlojtarët janë të lumtur që gjithçka ka shkuar mirë dhe i urojnë shërim të shpejtë Bernardit, të cilin mezi presim ta shohim sërish në fushë edhe më të fortë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Karrica është aktivizuar në 8 takime këtë sezon në Abissnet Superiore dhe ka shënuar 3 gola me fanellën e Vorës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme