Kupa e Botës 2026/Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës, pasdite udhëton drejt Tiranës

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se stërvitja e sotme u nda në dy grupe, ku lojtarët titullarë bënë ushtrime në palestër dhe rikuperim, ndërsa lojtarët e stolit dhe të aktivizuarit në pjesën e dytë realizuan një seancë të plotë me stafin teknik në stadiumin ku u luajt ndeshja e mbrëmshme.
Ndërkohë, pasditen e sotme Kombëtarja do të udhëtojë drej Tiranës, ku pritet të mbërrijë në darkë.
Ditën e shtunë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, në orën 18:00, ndërsa më herët, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Anglisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




