PD hap “foltore“ para kryeministrisë, deputetë dhe qytetarë do të mbajnë fjalime një herë në javë

Aktualitet | 12 muaj më parë

Të hënën e 17 nëntorit Partia Demokratike do të zhvillojë protestë në orën 18:00 përpara kryeministrisë.

Krye demokrati Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se do të vendoset një foltore e cilësuar platformë parlamentare përpara kryeministrisë dhe një herë në javë deputetët dhe qytetarët do të mbajnë fjalimet e tyre.

“Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkruan Berisha.

Sipas Kreut të PD qëllimi i protestës është që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debati në politikë të rikthehet. Ai njoftoi se po projektohen edhe protesta të tjera, të cilat do të organizohen në kohën më të përshtatshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme