Një sulmues nga Estonia për Teutën

Teuta prezanton afrimin më të fundit në skuadër. Sulmuesi 22-vjeçar Oliver Jurgens është zyrtarisht një lojtar i klubit durrsak.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin estonez Oliver Jurgens.
Sulmuesi 22-vjeçar vjen me një formim cilësor dhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e akademive prestigjioze të AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19. Karriera e tij përfshin gjithashtu paraqitje me klubet Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë.
KF Teuta i uron Oliverit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën blu!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



