Presidenti venezuelian Maduro: I hapur për një takim “ballë për ballë” me Trumpin

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se është i gatshëm të zhvillojë bisedime “në çdo kohë” dhe “ballë për ballë” me presidentin amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit la të hapur mundësinë e një takimi me homologun e tij venezuelian.
Maduro theksoi se “dëshiron dialog”, duke shtuar se është për paqen dhe kundër luftës.
Ai paralajmëroi se nuk do të lejohet që populli venezuelian të “bombardohet dhe masakrohet”.
Sipas tij, disa “sektorë të pushtetit” në SHBA po e shtyjnë Trump drejt një operacioni ushtarak kundër Venezuelës, gjë që do të ishte “gabimi më serioz i jetës së tij” dhe do të sillte fundin politik të udhëheqjes së presidentit amerikan.
Nga ana tjetër, Trump u shpreh se “në një moment do të flas me të”, por shtoi se Maduro “nuk është i mirë për Shtetet e Bashkuara”. I pyetur nëse përjashton një ndërhyrje ushtarake, ai tha: “Jo, nuk po e përjashtoj asgjë.”
Që prej gushtit, forcat amerikane kanë vendosur mjete të fuqishme në Karaibe, përfshirë aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, duke kryer dhjetëra operacione kundër trafikut të drogës. Uashingtoni i cilëson këto si aksione kundër karteleve, ndërsa Karakasi i sheh si një “pretekst” për ndryshim regjimi dhe kontroll mbi pasuritë e naftës të Venezuelës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




