Ministri Vengu: Ja situata me përmbytjet në vend. Zona më e prekur, Kurbini
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka deklaruar se nga situata e reshjeve në vend nuk ka situatë të agravuar për momentin.
Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH1, të moderatorit Arbër Hitaj, Vengu theksoi se pavarësisht se nuk ka situata të agravuara, “fronti është ende dinamik, prek bashkinë e Shkodrës, bashkinë e Lezhës dhe zbret progresivisht përgjatë Tiranës dhe Elbasanit”.
Vengu vuri në dukje se bashkia e më e prekur është ajo e Kurbinit dhe vendi është shoqëruar nga dy fronte, njëri që nisi mëngjesin e sotëm dhe tjetri që po vijon.
“Bashkia e Kurbinit ka qenë më e prekur gjatë këtij fronti të parë do ta quaja. Ne kemi parashikuar që gjatë javës së kaluar dy fronte meteorologjike intensive, fronti i parë i cili nisi në orët e para të mëngjesit të datës 18 dhe vijon gjithashtu në këto momente që na vjen nga Adriatiku dhe që prek veriun e vendit dhe nga ana tjetër, jugun e vendit”, tha Vengu.
Ai theksoi se në bashkinë e Kurbinit dhe zonës së Mamurrasit janë prekur disa banesa por nuk ka pasur nevoja për evakuime.
“Situata ka qenë intensive në orët e para të mëngjesit në qarkun e Lezhës, por gjithashtu në bashkitë e Krujës, midis Thumanës dhe Bashkisë Kurbin, zonës së Mamurrasit, me disa banesa të prekura fillimisht pa pasur nevojë për evakuime. Më tej ka qenë përqendrimi i Forcave të Armatosura në mbështetje të bashkisë së Kurbinit dhe jemi tani në terren në gatishmëri të plotë”, ka theksuar Vengu.
Ministri i Mbrojtjes shpjegoi se rreth 90 banesa janë vlerësuar se janë prekur nga vërshimet e ujërave dhe ka pasur evakuime të 4 banesave, “familjet e të cilave janë akomoduar pranë konviktit të shkollës profesionale të bashkisë Kurbin dhe të Lezhës”.
“Nuk janë evakuuar familjet sepse jo detyrimisht ujërat kanë mbërritur në tërësinë e banesave por kanë qenë kryesisht oborret, apo edhe biznese rast pas rasti. Kemi pasur evakuime të 4 banesa, familjet e të cilave janë akomoduar pranë konviktit të shkollës profesionale të bashkisë Kurbin dhe të Lezhës.
Në totalitet në qarkun e Lezhës, rreth 90 banesa vlerësohen se janë prekur nga vërshimet e ujërave. Nuk janë evakuuar familjet sepse jo detyrimisht ujërat kanë mbërritur në tërësinë e banesave por kanë qenë kryesisht oborret, apo edhe biznese rast pas rasti. Kemi pasur evakuime të 4 banesa, familjet e të cilave janë akomoduar pranë konviktit të shkollës profesionale të bashkisë Kurbin dhe të Lezhës. Në këto momente nuk kemi situata të agravuara, fronti është ende dinamik, prek bashkinë e Shkodrës, bashkinë e Lezhës dhe zbret progresivisht përgjatë Tiranës dhe Elbasanit. Do të jenë orë shumë dinamike ndaj rezervoj për momentin vlerësimet që mund të vijnë më vonë”, deklaroi Vengu në RTSH1.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




