Rodrygo: Pak hapësirë ​​te Reali? Nuk mund të bëj më shumë

Futboll Bota | 12 muaj më parë

Pasi ishte subjekt i thashethemeve për transferim për pjesën më të madhe të verës, Rodrygo ka mbetur te Real Madridi. Anësori brazilian foli së fundmi për kohën e tij të kufizuar të lojës me Madridin: “Nuk luaj shumë? Nuk kam se çfarë të bëj… thjesht punoj shumë në çdo seancë stërvitore”.

Dhe, sipas raportimeve në Brazil, ka një ekip të gatshëm t’i japë Rodrygos kohë loje: Arsenali. Topçinjtë po monitorojnë nga afër zhvillimet në situatën e anësorit me Real Madridin, madje janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për ta sjellë atë në Londër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme