Shpërblim 15 milionë dollarë për “Wedding” – SHBA kërkon kapjen e trafikantit kanadez të dyshuar për vrasje dhe trafik droge

Botë | 12 muaj më parë

Byroja Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve ka rritur në 15 milionë dollarë shpërblimin për informacion që çon në kapjen e trafikantit kanadez Ryan James Wedding. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se masa u mor në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet e Kanadasë e Meksikës.

Në njoftim theksohet se synimi është që Wedding të vihet sa më shpejt përpara drejtësisë. Autoritetet kanë vendosur edhe deri në dy milionë dollarë shpërblim për të identifikuar vrasësit e bashkëpunëtorëve të tij në Medellin.

Wedding ndodhet në listën e “Dhjetë të Arratisurve më të Kërkuar” të FBI-së. Ai dikur ka qenë snoëboardist olimpik dhe ka përfaqësuar Kanadanë në Lojërat Dimërore të vitit 2002. Pas sportit, Wedding u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas hetimeve, ai dhe grupi i tij organizuan transportin e qindra kilogramëve kokainë nga Kalifornia në Kanada gjatë muajve janar-gusht 2024. Grupi operonte përmes një rrjeti kanadez të kontrolluar nga bashkëpunëtorë nga Ontario.

Autoritetet dyshojnë se organizata ka kryer ekzekutime për të forcuar aktivitetin kriminal. Mes tyre përmenden dy vrasje në Ontario dhe një tjetër në Niagara Falls për një borxh droge. Wedding akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një dëshmitari federal amerikan në Kolumbi në janar 2025.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme