Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme – Presidentja Osmani takim me liderët e partive për të vendosur datën    

Kosovë | 12 muaj më parë

Një ditë pas dështimit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë e re, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po diskuton me liderët e partive parlamentare për të vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në takim morën pjesë kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, kreu Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku,  ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj.

Gjithashtu të pranishm ishin kreu i Nismës Fatmir Limaj dhe kryetarët e dy partive Guxo dhe Alternativa Faton Peci e Mimoza Kusari-Lila. Edhe liderët e partive të komuniteteve joserbe morën pjesë në takim me Osmanin.

Të mërkurën, Glauk Konjufca, i mandatuari i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, ngjashëm si paraardhësi i tij Albin Kurti, nuk arriti të zgjidhej kryeministër, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Para takimit, liderët e PDK-së dhe AAK-së deklaruan se si datë për zhvillimin e këtij procesi preferonin 21 dhjetorin ose 11 janarin.

Gazetare: Vjollca Zhari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme