Vjosa arrin pikën kritike, ekipet e emergjencave në gatishmëri, evakuohen 11 familje të rrezikuara në të dy anët e lumit

Prej mbrëmjes së të enjtes lumi Vjosë ka arritur pikën kritike prej 8 metrash, çka ka bërë që ekipet e emergjencave civile të kalojnë në gatishmëri. Ndërkohë mësohet nga raportimet në terren se janë evakuuar 11 familje nga të dy anët e lumit, 7 familje në Novoselë, 3 në fshatin Fitore dhe 1 në Cerven.
Në bregun e majtë që administrohet nga bashkia Fier, uji ka përfshirë toka bujqësore në fshatin Kashisht dhe Çerven.
Prani të ujërave të lumit ka edhe në 20 banesa në Ferras. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Situata kritike është raportuar edhe nga prurjet e lumit Seman, në segmentin ku bashkohet me Osumin ka dalë nga shtrati në zonën e Samaticës, Beratit dhe Kallmit Fier. Në segmentin Suk Roskovec është evakuuar vetëm një familje
Prani të ujërave ka edhe në tokat bujqësore të mbjella me kultura bujqësore grurë dhe jonxhë.
Buze Vjosës emergjencat vijojnë punën për largimin e ujit nga banesat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




