Komisionerja Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor

Në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, po zhvillohet samiti me temë “Plani i Rritjes, Rruga jonë drejt BE”, ku marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në fjalën e saj, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, theksoi rëndësinë strategjike të rajonit për sigurinë e kontinentit.
Kos u shpreh se Evropa “nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor”, duke e cilësuar si një gabim të së kaluarës vonesën në procesin e integrimit të rajonit. Ajo theksoi se BE duhet të përshpejtojë hapjen e dyerve për vendet aspiruese dhe të forcojë bashkëpunimin institucional.
“Tashme është një çështje me të cilën po punojmë dhe gjithmonë e më shumë kjo çështja ka të bëjë më sigurinë dhe Evropa nuk mund te jetë e sigurt pa BP dhe ky është një gabim që kemi bërë në shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe ta rregullojmë dhe jam e kënaqur që këto takime që po bëjmë për planin e rritjes po bëjnë gjithmonë e më shumë dyer dhe ju përmendët 7 prej tyre dhe shumë dyer të tjera do të hapen. Ju jeni pjesë e Evropës dhe ne thjeshtë duhet ta bëjmë këtë edhe në formë institucionale, që ju të bëhen shtet anëtar Evropian”, u shpreh Kos.
Komisionerja nënvizoi gjithashtu se janë bërë dy vite nga katër që prej nisjes së zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe se ky është momenti i duhur për të vlerësuar progresin. Kos theksoi se dy nga vendet e rajonit nuk kanë nisur ende zbatimin e reformave, ndërsa dy vendet më përparuara kanë realizuar vetëm rreth 50% të reformave të dakorduara.
Sipas saj, ekziston një lidhje e qartë midis ritmit të zbatimit të reformave dhe avancimit në procesin e anëtarësimit.
“Kemi mbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor, 2 vite nga 4 dhe tani është momenti i duhur për të biseduar. Por të jemi të sinqertë dy nga vendet e rajonit ende nuk kanë fill7uar të miratojnë reformat apo zbatimi. Dy më të mirët kanë zbatuar rreth 50% te reformave të dakordsuar dhe shohim një lidhje shumë të mirë midis avancimit në procesin e anëtarësim dhe reformave”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




