BE premton afrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor – Kos: Shqipëria ka bërë zgjedhje të ndershme

Komisionerja e Bashkimit Evropian, Kos, deklaroi se gjatë takimit është diskutuar mbi mënyrat për të përshpejtuar zbatimin e reformave dhe rritjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin që ato të kthehen në histori suksesi për qytetarët e rajonit.
“Sot kemi pasur diskutime të hapura mbi mënyrat e ndryshme për të përshpejtuar zbatimin e rritjes, si dhe për ta bërë planin një histori suksesi që sjell rezultate për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Folëm edhe për zgjerimin e nocionit të integrimit, por mbi të gjitha për t’ju afruar ju sa më shpejt Bashkimit Evropian në sa më shumë fusha. Duam që kjo të bëhet realitet në vendet tuaja”, u shpreh Kos, duke nënvizuar se fokusi mbetet përshpejtimi i punës në fazën e dytë të procesit.
Gjatë konferencës për shtyp e pyetur nga gazetarët, ajo komentoi edhe mbi vlerësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.
“Po, zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë të marrim sugjerime për përmirësime, si për Shqipërinë, ashtu edhe për BE-në”, theksoi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




