Mirdita vlerëson Kardinal Ernest Troshanin – Bashkia i akordon certifikatën e mirënjohjes në shenjë nderimi

Sociale | 12 muaj më parë

Në shenjë nderimi dhe vlerësimi, për sakrificat, vuajtjet dhe mundimet në kushtet e regjimit komunist, Bashkia Mirditë i akordoi certifikatën e mirënjohjes Kardinalit Ernest Simoni Troshani.

Titulli iu dorëzua nga Kryebashkiaku Albert Mëlyshi në prani të dhjetëra besimtarëve, pas përfundimit të meshës së shenjtë në Katedralen e Rrëshenit, e cila u drejtua nga Kardinali Troshani.

“Kjo certifikatë i jepet Shkëlqesisë së tij Kardinal Ernest Troshanin, në shenjë nderimi, vlerësimi për sakrificat, vuajtjet dhe mundimet në burgjet e regjimit komunist”, u shpreh Mëlyshi.

Në fjalën e tij gjatë meshës së shenjtë, Ipeshkvi i Rrëshenit Monsinjor Gjergj Meta falënderoi kardinalin për praninë e tij në Mirditë, në këtë tokë të përgjakur që, sipas tij, ka ruajtur besimin.

“Në këtë tokë të përgjakur por dhe në këtë tokë ku është ruajtur besimi dhe pse me shumë vështirësi”, tha Monsinjor Gjergj Meta  Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit.

Gjatë ritualit fetar në Rrëshen, Kardinali Ernest Simoni Troshani, përçoi mesazhe vëllazërie, paqeje dhe besimi të palëkundur në Zot.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme