Ministria e Brendshme gjermane planifikon masa strikte për tifozët në stadiume, ultrasit “heshtin” për 12’ në formë proteste

Gjermani | 11 muaj më parë

Këshilli i Ministrisë së Brendshme në Gjermani ka paralajmëruar ndryshime thelbësore sa u përket rregullave që u duhet tifozëve të ndjekin në stadiume.

Mediet gjermane kanë arritur që të zbulojnë disa pika të këtij plani, i cili parashikon që të bëjë të detyrueshme biletat e personalizuara, sistemin e njohjes së fytyrës dhe ndërtimin e një komisioni mbarëkombëtar për pezullimin e tifozëve, të cilët ofendojnë nga shkallët e stadiumeve.

Kjo nismë e qeverisë ka shkaktuar shumë pakënaqsi mes tifozëve, të cilët janë bashkuar dhe kanë vendosur që ditën e sotme në të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet e Bundesliga-s të qëndrojnë të heshtur për 12’ në formë proteste.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme