Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon dy gola në fitoren e Dinamos së Zagrebit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 3-1 të Dinamo së Zagrebit përballë Varazdinit, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit kroat.
Hoxha ka shënuar 2 gola në këtë sukses, nga një për çdo pjesë. Fillimisht sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë dhe sapo filloi pjesa e dytë ndëshkoi sërish kundërshtarin.
Pas paraqitjeve shumë të mira me fanellën e kombëtares, Hoxha konfirmon momentin e mirë edhe me klubin e tij. 27-vjeçari ka shënuar 5 gola në 13 ndeshje që ka luajtur me Dinamon e Zagrebit në kampionat këtë sezon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



