Kryeministri prezanton projektin e librit të ri, Rama: Jam “dashnor” i gjuhës shqipe

Politikë | 11 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se është duke përgatitur një libër të ri, i cili sipas tij lidhet me “fjalët e sofrës së iftarit” dhe me kënaqësinë që i jep gjuha shqipe. Deklaratat u bënë gjatë episodit më të fundit të podcastit “Flasim”.

Në podcast ishte e ftuar gjuhëtarja Natasha Shuteriqi, e cila analizoi stilin gjuhësor të Ramës, duke e cilësuar si një sintaksë “të çuditshme, por shumë shqipe”.

Kreu i qeverisë u ndal gjatë te pasioni për gjuhën shqipe, ai  përmendi gjithashtu ndikimin që, sipas tij, kanë pasur personalitete si Petro Zheji në formësimin e marrëdhënies së tij me shqipen, ndërsa shprehu shqetësimin për mënyrën si “po përçudnohet” gjuha në ditët e sotme.

Gjatë bisedës, Rama dhe të ftuarit vunë në dukje mangësitë gjuhësore që shfaqin të rinjtë sot, duke u ndalur edhe te nevoja për ndryshime në kurrikul. U propozua futja e gjuhës shqipe si lëndë e detyrueshme edhe në universitete.

Gazetare: Rugova Dunisha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme