RTSH dhe TKOB koncert që rikthen nostalgjinë e filmave shqiptarë, më 27 nëntor një mbrëmje simfonike e jashtëzakonshme

Më 27 nëntor, ora 20:00, skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbushet me emocionin e një mbrëmjeje të veçantë, ku muzika bëhet histori dhe historia përkthehet në tinguj. Në këtë fundnëntor krenar, publiku do të përjetojë një udhëtim muzikor që rrëfen kujtesën e një kombi, përmes melodive ikonë të filmave shqiptarë.
Në qendër të këtij eventi qëndron Orkestra Simfonike e RTSH-së, në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së dhe Korin e TKOBAP-së. RTSH, si zëri i traditës dhe kujtesës kulturore, do të rikthejë në sallë atmosferën e filmave që kanë shënjuar breza të tërë, duke i dhënë publikut një përjetim unik.
Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, interpretimet simfonike do të ringjallin nostalgjinë e kinemasë shqiptare, duke na çuar pas në kohë, aty ku u formësua identiteti artistik dhe kulturor i vendit.
Biletat mund të merren pranë biletarisë së TKOBAP-së: Nga e hëna në të diel, 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00 dhe ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




