Arsenali konsolidon kreun me një “poker” në derbi

Arsenali shfrytëzoi humbjen e Manchester City-t dhe uarratis, duke mposhtur Tottenham me rezultatin 4-1 në derbin e Londrës Veriore. Skuadra e Artetës dominoi ndeshjen që nga fillimi, por iu desh të priste deri në minutën e 36-të për të kaluar në epërsi, kur Trossard shfrytëzoi pasimin e Merinos për të firmosur për 1-0.
Pesë minuta më vonë, Eberechi Eze (një emër shumë i kontestuar nga Arsenali dhe Tottenhami në merkaton e transferimeve) filloi shfaqjen e tij: ish-lojtari i Crystal Palace bëri 2-0 me një asist nga Declan Rice.
Skuadra e Frank ishte dy gola prapa në pjesën e parë, por gjërat u përkeqësuan në fillim të pjesës së dytë: Eze shënoi golin e tij të dytë në minutën e 46-të, këtë herë të asistuar nga Timber.
Në minutën e 55-të, Spurs ngushtuan diferencën me anë të Richarlison, por kjo ishte e vetmja shenjë e vërtetë për vizitorët. Me më pak se një çerek ore të mbetur, Eze goditi përsëri: një tregolësh në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në 29 pikë, gjashtë përpara Chelsea të vendit të dytë dhe shtatë përpara Manchester Cityt të vendit të tretë. Tottenhami është i bllokuar në 18 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



