Moti për sot me kthjellime, vranësira dhe reshje të izoluara

Aktualitet | 11 muaj më parë

Ditën e sotme (24 nëntor) vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas SHMU-së, në orët e pasdites pritet riaktivizim i reshjeve të shiut në zonat veriperëndimore dhe perëndimore, megjithëse me intensitet të ulët.

Në Alpe parashikohen reshje të dobëta bore gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Era do të fryjë nga juglindja me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore priten shtime të përkohshme deri në 20 m/s.

Në detin Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 5 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme