Erdogan: Turqia po vlerëson vendosjen e forcave të sigurisë në Gazë

Presidenti Tayip Erdogan tha se Turqia po vlerëson ende se mund të vendosë forcat e saj të sigurisë si një forcë ndërkombëtare të stabilizimit që planifikohej në Gazë, duke shtuar se do të merret një vendim pas këtyre diskutimeve.
Turqia si pjesë e NATO-s, luajti një rol kryesor në negociatat për armëpushimin në Gazë duke u bërë një nga nënshkruesit e marrëveshjes të nënshkruar në Egjipt.
Ajo është zotuar të monitorojë zbatimin e saj dhe shprehu dëshirën për t’u bashkuar me forcën e planifikuar të stabilizimit.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas samitit të G20 në Afrikën e Jugut, Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se sulmet në Gazë përbëjnë në “gjenocid” dhe se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte përgjegjës për këto. Ndërsa Izraeli ka hedhur poshtë këto akuza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




