Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

Politikë | 11 muaj më parë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.

Gjatë takimeve, pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).

Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.

Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme