Allegri në historinë e Milanit, 100 fitore në krye të kuqezinjve

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Fitorja në derbin kundër Interit jo vetëm që i siguroi tre pikë vendimtare për renditjen, por edhe i përforcoi vendin Massimiliano Allegrit në librat e historisë së Milanit. Me fitoren 1-0 në derbi, trajneri i lindur në Livorno arriti një rekord prestigjioz: 100 fitore në të gjitha kompeticionet si trajner i Milanit.

Renditja e trajnerëve: Allegri barazohet me Ancelottin, Sakin dhe Kapelon. Ky sukses i rëndësishëm, statistikisht, e katapulton Allegrin në një klub ekskluziv. Siç raportohet nga Opta, Allegri është bërë trajneri i shtatë në historinë e klubit që regjistron fitore me tre shifra.

Kështu, trajneri i bashkohet trajnerëve të mëdhenj që kanë formësuar historinë e Milanit. Ja ata që e paraprijnë Allegrin në këtë renditje të veçantë: Carlo Ancelotti, Nereo Rocco, Fabio Capello, Stefano Pioli, Nils Liedholm dhe Arrigo Sacchi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme