Ministrja Spiropali takon krerët e parlamentit kroat: Ballkani, pjesë e padiskutueshme e BE-së, diplomacia parlamentare, kyçe për integrimin

Politikë | 11 muaj më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka rikonfirmuar edhe një herë vizionin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, gjatë një takimi të nivelit të lartë me përfaqësues të shtetit kroat.

Përmes një njoftimi në kanalet e saj të komunikimit në media sociale, kryediplomatja shqiptare bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë të frytshme me Kryetarët dhe Drejtuesit e Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Parlamentit të Kroacisë.

Spiropali nëvizoi se Kroacia mbetet një partner strategjik me të cilin Shqipëria ndan të njëjtin këndvështrim për gjeopolitikën e rajonit. Sipas Ministres, të dyja palët janë të bindura se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është vetëm një: “pjesë e padiskutueshme e Bashkimit Evropian”.

Roli i ligjvënësve në integrim

Në fokus të diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit jo vetëm mes qeverive, por edhe mes parlamenteve. Spiropali vlerësoi rolin e veçantë që luajnë organet ligjvënëse në përshpejtimin e reformave dhe proceseve integruese.

“Diplomacia parlamentare është mjet efikas për rritjen e shkëmbimeve, thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për anëtarësimin e shpejtë në BE”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme