Kane i premton besnikëri të përjetshme Bayern-it: Sezonin e ardhshëm ka pak shanse të ndryshojnë gjërat!

“Uragani” Kane ka shkuar në Mynih për të qëndruar gjatë. Në intervistën më të fundit të dhënë për “Bild”, 32-vjeçari ka lënë të kuptohet se nuk ka ndër mend që të largohet në fund të këtij sezoni nga Bundesliga edhe pse në kontratën e tij me Bayern-in në verën e 2026-ës hyn në fuqi një klauzolë shitjeje.
“As kam kontaktuar me ndonjë klub dhe as ndonjë klub ka dashur që të kontaktojë me mua. Unë ndihem shumë komod me situatën në të cilën ndodhem edhe pse ende nuk jam ulur me Bayern-in që të diskutojmë për të ardhmen”, pohoi autori i 28 golave në 18 takimet zyrtare të klubit bavarez këtë sezon.
“Jam shumë i lumtur në Mynih dhe nuk kemi përse të ngutemi për të folur për kontratën e re. Mendoj se në fillim duhet të mbyllim këtë sezon dhe më pas të mbyll edhe Botërorin e 2026-ës. Por mendoj se ka pak gjasa që verën e ardhshme të ndryshoj klub”, tha bomberi 32-vjeçar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




