Kurbin, vijon rindërtimi pas tërmetit – Viti 2026 pritet t’i gjejë 117 familje në shtëpitë e reja

Sociale | 11 muaj më parë

Ndërsa mbushen plot gjashtë vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, 117 familje në Bashkinë e Kurbinit pritet që viti i ri t’i gjejë në banesat e tyre të reja. Punimet në dy pallate, që po ndërtohen si pjesë e procesit të rindërtimit, janë drejt përfundimit.

Sipas inxhinierit të zbatimit të projekteve, Vlash Gega, Bashkine Kurbin deri më tani janë ndërtuar rreth 1 mijë apartamente, por procesi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar plotësisht.

“Nuk mund të themi se mbyllet e gjithë problematika e tërmetit apo dhe e problemeve që ka qyteti i Laçit, por duke qenë pjesë e projekte të Bashkisë hap pas hapi do të sistemohet, edhe duke pasur parasysh strehimin”, u shpreh inxhinieri, Vlash Gega.

Pas gati 6 vitesh pritje, banorët shprehen të kënaqur që më në fund do të hyjnë në shtëpitë e reja. Bashkia e Kurbinit ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019,  ku rreth 2 mijë familje mbetën pa strehë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme