Përmbytjet si pasojë e motit të keq, Rama: Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës mbrojtëse

Politikë | 11 muaj më parë

Përmbytjet e tokave bujqësore si pasojë e reshjeve të dënuara dhe daljes nga shtrati i lumenjve ka sjellë problematika në vend. Për përballimin e situatës vijon puna me riparimin e argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet ku shkruan se “ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkëpunim të ngushtë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe të zonave të prekura”.

Punimet në terren përfshijnë ndërhyrje në lumin Devoll, lumin Dunavec, lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, si dhe riparimin e kanalit kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, si dhe riparimin e urës së Belit-Metoq. Përveç kësaj, batalioni i Xhenios ka ndërhyrë në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë, për të përforcuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës ujitëse.

Kryeministri thekson se veprimet e ndërmarra synojnë parandalimin e rrezikut për banorët dhe sigurimin e zonave më të prekura, duke garantuar menaxhimin efektiv të situatës pas motit të keq.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme