Kupa e Botës U17: Portugalia shpallet kampione bote

Portugalia mundi Austrinë 1-0 në finalen e madhe dhe fitoi Kupën e Botës FIFA U-17 në stadiumin ndërkombëtar Khalifa në Al Rayyan të Katarit këtë të enjte.
Lojtari i Benfikës, Anisio Cabral, shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 32-të të takimit. Sulmuesi e çoi numrin e golave të tij në turne në shtatë, një më pak se Johannes Moser i Austrisë, i cili mori fitoi “Këpucën e Artë”.
Portugalia, e cila nuk ishte kualifikuar në nëntë edicionet e mëparshme që nga viti 2003, mposhti Belgjikën, Meksikën, Zvicrën dhe Brazilin në fazat eliminatore për të kaluar në finale.
Portugalia, e drejtuar nga trajneri Joao Santos, pas fitores në Kampionatin Evropian U-17 në fillim të verës, që u zhvillua në Shqipëri, mori titullin e saj të parë në Kupën e Botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



