Eliminatoret Botërori 2026/ Kosova sfidon Sllovakinë në Bratislavë, qeveria premio deri në 1 mln euro në rast kualifikimi

Kosova do të luajë gjysmëfinalen e saj të play-off të Botërorit 2026 në Bratislavë në stadiumin “Tehelne Pole”. Federata Sllovake e Futbollit ka caktuar impiantin në fjalë për takimin e rëndësishëm.
Federata Kosovare e Futbollit ka bërë me dije se për rrugëtimin e bërë deri më tani të besuarit e Fodës janë shpërblyer me një premio prej 250.000 mijë eurosh.
Në rast triumfi përballë Sllovakisë kombëtarja dardane do të shpërblehet edhe me 500.000 mijë euro ndërsa në rast se arrin që të kualifikohet në fazën finale të SHBA, Meksikë dhe Kanada 2026 shpërblimi do të jetë 1 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




