PD uron Ditën e Pavarësisë: Ditë e shenjtë për kombin shqiptar

Politikë | 11 muaj më parë

Partia Demokratike ka uruar Festën e Pavarësisë duke e cilësuar si një dite të shenjtë për qytetarët shqiptarë. Deputetët demokratë kanë kryer homazhe me rastin e 28 Nëntorit në varrin e Ismail Qemalit.

“PD në këtë ditë feste kombëtare, dite të shenjtë për kombin shqiptar, uron gëzuar këtë festë çdo shqiptari. Është 28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Kjo është ditë e shenjtë për shqiptarët”, deklaroi deputeti Flamur Noka.

Në fjalën e tij, pas vendosjes së kurorave me lule, Noka deklaroi se Shqipëria është një vend i kapur nga krimi i organizuar, teksa thekson nevojën për një qeveri teknike.

“Jetojmë në një kohë ku fatkeqësisht festohet kjo ditë nën kthetrat e një narkoregjimi i ngërthyer nga të gjitha anët me krim e korrupsion

Festojmë këtë ditë në një kohë kur narkoregjimi është i kapur në raste të pafundme korrupsioni. Shqipëria ka nevojë për qeveri teknike dhe shqiptarët të ndihen siç e meritojnë”, deklaron Noka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme