Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, shoqërohet një tjetër person. Dyshohet se ka përdorur më parë makinën e autorëve

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Edmond hyka, alias Mond Mëhalla në Elbasan, policia mësohet të ketë shoqëruar një person që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Dyshimet paraprake janë se shtetasi me inicialet N. Gj ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor nga autorët mbrëmjen e të dielës. I riu është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet.
Marrja e tij në pyetje përbën interes për hetimet, ndërkohë kontrolle u ushtrua në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për vrasjen e 43 vjeçarit u shoqëruan më herët edhe dhjetë persona të tjerë. Pasi janë marrë në pyetje ata janë lënë të lirë. Edmond Hyka u qëllua për vdekje sapo doli nga zyra e biznesit në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe hyri në automjetin e tij. Pista ku janë fokusuar hetimet janë ato për trafikun e drogës si dhe një konflikt të pak ditëve më parë që mësohet të ketë patur viktima.
Pas ngjarjes, autorët u larguan në drejtim të Librazhdit, ndërsa ende nuk janë identifikuar nga policia. Mëngjesin e sotëm, në fshatin Mirakë të Librazhdit u gjetën automjeti i djegur dhe arma që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Viktima Edmond Hyka rezulton me precedentë penalë të mëparshëm në Itali dhe Shqipëri. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale në shtetin italian për shitje të lëndëve narkotike. Gjithashtu dy vite më parë, ai është shoqëruara nga Policia e Elbasanit për armëmbajtje pa leje, ndërsa pas kontrollit që i është bërë mjetit, i janë gjendur dhe shkopa bejsbolli në bagazhin e makinës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




