Elbasani, Gvozdenoviç: Duam tri pikët në Durrës

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Elbasani udhëton drejt Durrësit, në përballjen me Teutën. Verdheblutë do të kërkojnë fitoren, pas barazimeve në dy ndeshjet e fundit. Por përballë do të ketë Teutën, një kundërshtar i vështirë sidomos kur luan në fushën e vet. Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, kërkon fitoren në këtë përballje.

Në transfertën e vështirë ndaj Teutës, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, pranon se skuadra e tij është gati për këtë sfidë dhe do të kërkojnë 3 pikët.

“Jemi gati, do të kërkojmë të marrim maksimumin. Kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, një kundërshtar në formë. Çdo javë është interesante, çdo ndeshje është e fortë, ne do ë provojmë të japim maksimumin, të marrim rezultat”.

Elbasani vjen në përballjen me Teutën, pas dy barazimeve radhazi. Gvozdenoviç thekson se këto rezultate nuk e kanë stepur skuadrën e tij.

“Jemi Elbasani dhe në çdo ndeshje kërkojmë fitoren. Në dy ndeshjet e fundit ishim përballë Dinamos jashtë, një skuadër shumë e mirë, shumë e fortë. Më pas kundër Partizanit brenda, përsëri një ndeshje shumë e fortë. Çdo pikë ka vlerë. Nuk mund të them se kënaqemi me barazim, por si shkoi ndeshja ne kemi pranuar rezultatin”.

Trajneri pranon se te Elbasani ka presion për të fituar trofetë.

Çdo vit Elbasani ka një objektiv, të arrijë Europën, por të shkojë edhe më larg. Presion kemi, patjetër, stafi dhe lojtarët, por këtë vit jemi më të pjekur dhe dimë se si të mbajmë presionin”.

Ndeshja Teuta-Elbasani luhet të mërkurën në orën 16.30, në stadiumin Niko Dovana.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme