Aksident masiv në Dibër, përplasen 4 automjete, plagosen 2 persona

Aktualitet | 11 muaj më parë

Një aksident masiv ka ndodhur në Dibër mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve zyrtare aksidenti ndodhi rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, ku dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme