Netët e humorit  në teatrin “Migjeni” në Shkodër, në skenë u ngjitën disa nga emrat më të dashur të publikut

Kulturë | 11 muaj më parë

Në Teatrin “Migjeni” janë rikthyer netët e humorit, tashmë në edicionin e dytë si pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar, duke ngjitur në skenë disa nga emrat më të dashur. Mjeshtrat e këtij zhanri si Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Sandër Ruçi dhe regjisori Arian Çuliqi ndezën atmosferën me interpretimet e tyre.

“Jemi munduar t’i japim rëndësi përzgjedhjes së materialeve edhe të interpretëve”, tha regjisori Arian Çuliqi, “Mjeshtër i Madh”

“E falënderoj shumë spektatorin, sidomos kur më pyet edhe në rrugë ‘a po na bëni ndonjë gjë të bukur’”, u shpreh aktorja Zyliha Miloti, “Mjeshtër i Madh”

 “Jam shumë e lumtur që po kthehet tradita e festivalit të humorit në Shkodër, humori e ka shtëpinë në Shkodër”, deklaroi aktorja Drande Xhaj, “Mjeshtër i Madh”

 “Jam i kënaqur, sidomos kur ke edhe një partnere si Zyli (Zyliha Miloti) në krah. Në total është numri i 20 që kemi bashkë në karrierë”, u shpreh aktori Sandër Ruçi, “Mjeshtër i Madh”.

Mbrëmja u pasurua edhe nga tingujt e këngëtarëve të qytetit dhe orkestrës nën drejtimin e maestro Ilir Zogës, të cilët shtuan ritmin dhe gjallërinë në skenë.

Për disa netë me radhë, publiku shkodran do të ketë mundësinë të ndjekë artistë të njohur të humorit shqiptar, duke i dhënë ngjyra dhe energji këtij festivali që synon të ruajë dhe promovojë traditën e një zhanri që ka lindur figura të spikatura pikërisht në Shkodër. Festivali Mbarëkombëtar i Humorit do të vijojë deri më datë 8 dhjetor.

Gazetar: M.Gjini 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme