Shqipëria renditet mes katër vendeve të Europës, vlerësim në 19 fusha kyçe të shëndetit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar përmbylljen e procesit të Vlerësimit të Jashtëm të Përbashkët (JEE), duke renditur Shqipërinë ndër katër vendet e Europës që kanë zbatuar versionin e ri të këtij mekanizmi, JEE 2021.
Ky vlerësim u realizua me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë, duke përfshirë 19 fusha kyçe të sigurisë shëndetësore, si survejanca, laboratorët, biosiguria, reagimi ndaj emergjencave, komunikimi i riskut dhe siguria ushqimore.
Vizitat në terren dhe diskutimet me ekipet multisektoriale sollën një panoramë të plotë mbi kapacitetet e vendit, duke evidentuar pikat e forta, sfidat dhe hapat e nevojshëm për përmirësim.
Sipas MSHMS-së, gjetjet e këtij vlerësimi do të shërbejnë si bazë për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore, i cili synon të forcojë përgatitjen e Shqipërisë ndaj çdo emergjence dhe të garantojë një sistem shëndetësor më të qëndrueshëm dhe më të sigurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




