‘‘Dhjetë vjet shenjë shqiptare‘‘, 10 vjet ekspozita, grafika bën bashkë artistët shqiptarë
Një art që kalon përmes traditës dhe bashkëkohores është i destinuar të zgjasë në kohë. Kështu ka ndodhur edhe me “Grafika 25’’ Dhjete vjet shenje shqiptare, ekspozita që bën bashkë me dhjetëra artistë të formave të ndryshme artistike me punime në pikturë. Arben Koliçi, kurator i ekspozitës veçon rëndësinë që ka ky art i kthyer tashmë në një traditë në qytetin e Fierit.
“Artistët i lidh shenja. Secili ka mendimet, konceptimet, botën e tij artistike e shprehur përmes linjave, gërvishtjeve, ndërtimit të imazheve me ngjyra apo pa ngjyra dhe i sjellë ato bukur në çdo telajo”, tha kuratori i ekspozitës, Arben Koliçi.
Artistet pjesëmarrës me punimet e tyre grafike dëshmojnë se ky art është një fushe aktive krijimi në vend
“Unë, megjithëse jam skulptore, më pëlqen shumë ajo gjurma, ajo shenja, ndoshta me të fillon çdo gjë, me vizatimin me gërvishtjen”, theksoi artistja Lindita Marku.
Ky event kontribuon ne krijimin e një platforme të qëndrueshme, duke dëshmuar se grafika shqiptare zë formë dhe vazhdimësi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




