Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 8-të, fitojnë Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Egnatia

Java e tetë e Kampionatit të Kategorisë Superiore për vajza u mbyll këtë të hënë me duelin Lushnja – Egnatia.
Në transfertë, vajzat rrogozhinase triumfuan me rezultatin e thellë 1-11.
Në ndeshjet e tjera, Partizani u mund në shtëpi nga Gramshi me rezultatin 0-4, ndërsa Vllaznia arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës.
Apolonia triumfoi në transfertë 8-0 ndaj Kinostudios.
Vllaznia udhëheq kampionatin me 21 pikë.
Kategoria Superiore për vajza, java 8
Partizani – Gramshi 0-4
Vllaznia – Teuta 1-0
Kinostudio – Apolonia 0-8
Lushnja – Egnatia 1-11
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




