Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli lë në qeli xhaxhanë e autorit

Aktualitet | 11 muaj më parë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.

Shkambi iu drejtua Apelit për rrëzimin e masës së vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, me argumentin se “ai nuk është autori i krimit dhe nuk kishte dijeni mbi veprimet e nipit të tij”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin në dëm të familjes Shkambi, lidhur me një konflikt pronësie. Në atë moment, 30-vjeçari Elvis Shkambi nxori armën brenda sallës së gjyqit dhe e qëlloi për vdekje gjyqtarin, duke plagosur gjithashtu edhe dy persona të tjerë që ishin palë në proces.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme