Marinari nga Azerbajxhani humbi jetën në anijen ku po punonte, policia e Durrësit vë në pranga kapitenin dhe inxhinierin

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pas vdekjes së marinarit 24-vjeçar nga Azerbajxhani gjatë kohës që punonte në anije. Në pranga kanë përfunduar kapiteni i anijes po nga Azerbajxhani si dhe inxhinieri nga Gjeorgjia. Të dy akuzohen për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’”, njoftoi policia e Durrësit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




