Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar vlerëson Dumanin me medalje lëvdate për guxim dhe integritet në luftën ndaj krimit

Aktualitet | 11 muaj më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Mbretërinë e Bashkuar, Graeme Biggar, ka pritur këtë javë në Londër drejtuesit më të lartë të institucioneve shqiptare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Gjatë takimit, Biggar vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër grupeve kriminale transnacionale dhe trafikimit të paligjshëm.

Në një moment të veçantë të ceremonisë, drejtori i NCA-së i dorëzoi Altin Dumanit një medalje lëvdate, duke e nderuar për kontributin e tij në luftën ndaj krimit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, z. Graeme Biggar, këtë javë priti kreun e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta).

Z. Biggar i ka dhënë një medalje lëvdate z. Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme