Trajneri Tetova rikthehet në stërvitje, lajm i mirë tek Egnatia para sfidës në kryeqytet

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Lajme të mira për Egnatian në prag të ndeshjes me Dinamo City, që do të zhvillohet të dielën në “Air Albania” dhe do të transmetohet direkt në RTSH. Trajneri Edlir Tetova është rikthyer pranë skuadrës në stërvitje.

Kampioni i dyfishtë i stolit rrogozhinas kreu disa ditë më parë një operacion në zemër dhe mungoi në ndeshjet me Flamurtarin dhe Vorën. Tashmë trajneri durrsak ka lënë pas gjithçka dhe sot ishte i pranishëm në stërvitjen e të tijve, duke i ndjekur ata i ulur në stol.

Fokusi i Egnatias është te sfida me Dinamo City, një rival direkt. Grupi i lojtarëve është i plotë, pasi me skuadrën është bashkuar edhe Jefferson. Por rikthimi i trajnerit Edlir Tetova është pa dyshim shumë i rëndësishëm dhe pritet të jetë një motiv më shumë për rrogozhinasit për fitore në ndeshjen e së dielës.

Në dy ndeshjet e fundit Egnatia u drejtua nga ndihmëstrajneri Julian Brahja, i cili regjistroi një humbje ndaj Flamurtarit (0-1) dhe një fitore ndaj Vorës (2-0).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme