Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të kompeticionit të UEFA “Regions’ Cup” 2026-27.
Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri nën organizimin e FSHF.
Ndeshjet e raundit të ndërmjetëm do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 4 dhjetor 2026. Shqipëria do të sigurojë kualifikimin në finalet e UEFA “Regions’ Cup” nëse e mbyll grupin në vendin e parë.
Turneu final do të ketë tetë skuadra pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në qershor ose në fillim të korrikut 2027, në vendin e një prej ekipeve të kualifikuara. Vendi pritës pritet të caktohet në fund të dhjetorit 2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




